ALARM në Porto Romano/ Rrjedhje gazi nga cisternat, evakuuohen banorët

Në zonën e Porto Romanos është ngritur alarmi pasi cisternat kanë pësuar rrjedhje gazi.
E gjithë zona mban era gaz ndërsa banorët janë evakuuar, e po ashtu është ndërprerë mësimi në shkollën ‘Met Hasa’. Sakaq, ende nuk është bërë i ditur shkaku zyrtar i rrjedhjeve nga cisternat.
Më 18 qershor të këtij viti, në depozitat e fabrikës së gazit që ndodhet në një zonë të banuar ra zjarr dhe për disa ditë rresht banorët kërkuan mbylljen e fabrikës. Në zonë kanë shkuar dhe efektiva të policisë.
Të shqetësuar për sigurinë e jetës dhe të ardhmen e fëmijëve, banorë të Porto Romanos kanë protestuar pas incidentit që ndodhi të në fabrikën e gazit në Durrës, duke kërkuar nga autoritetet një zgjidhje të shpejtë të situatës. Shumë familje që jetojnë pranë fabrikës ndjehen të rrezikuar për bashkëjetesën kritike me të.