“Është super politikan”/ Meta zbulon bisedën “kokë më kokë” me Berishën: I propozova një emër për…

Pas rreth një ore ka përfunduar mbledhja mes Sali Berishës dhe kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, takimi i cili pati në fokus zgjedhjet e ardshme vendor.
Meta tha për mediat para selisë blu se i ka propozuar Berishës një emër për parlamentin e Tiranës, të cilin tha se kreu i PD e ka mirëpritur.
Kreu i PL u shpreh i rezervuar për emrin e propozuar, por e cilësoi atë si “super-politikan”, por se cili do të jetë ai do të zbulohet në ditët në vijim.
Ai shtoi se do të respektohen primaret e Berishës dhe se në disa zona do të fusë edhe Partia e Lirisë kandidatët e tyre në primare.
“Jemi një sintoi të plotë. Kryetar i ardhshëm i bashkisë, i opozitës së vërtetë dhe kryetari i ardhëm i parlamentit do të bëjë një spektakël të jashtëzakonshëm në pak muaj. Ne si Parti e Lirisë kemi kandidatë që premtojnë, do t’i përfshimë në primare të përbashkëta me PD dhe parti të tjera të opozitës. Kandidatët duhet të respektojnë njëri tjetrin, ndryshe do përjashtohen nga gara.
Nuk pasur asnjë diskutim për emrin që do jetë në Tiranë dhe kudo tjetër se ky është një proces që i takon primareve. Ne do të respektojmë kandidaturat.
I kam propozuar një emër për kryetar të parlamenit në Tiranë dhe ai e mirëpriti. Çdo të hënë do të ketë Këshill Bashkiak për të dëgjuar qytetarët. Do e shihni shumë shpejt. Është super-politikan, Berisha e mirëpriti”- tha Meta për gazetarët.
Ky është takimi i dytë që Meta dhe Berisha zhvillojnë sëbashku në selinë blu. Para tre javësh, Meta i shkoi Berishës në takim, ku edhe konfirmuan se do të bashkëpunojnë për zgjedhjet loakle.