Vendimet e reja të qeverisë/ Manastirliu: Nënat e papuna që rrisin 3 ose më shumë fëmijë do t’u njihen si vite pune

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë ditën e sotme në një njoftim për mediat, teksa është shprehur se nënat me shumë fëmijë dhe të papuna duhen mbështetur.

Manastirliu bëri me dijes se qeveria ka miratuar buxhetin e vitit 2023, i cili do të mbështesë nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë me të ardhura familjare mujore deri në 100 mijë lekë.

Sipas VKM-se nënat e papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t’u njihen si vite pune.

Ndër të tjera ministrja tha se qeveria ka bërë marrëveshje me Pfizer për doza përforcuese.

“Kemi bërë të mundur të sigurojmë sigurimin me vaksina. Kemi marrëveshje me Pfizer për të siguruar që dozat që i kemi parablerë që pas ardhjes së furnizimit të parë kemi një riskedulim që një pjesë do jenë vaksina përforcuese sipas varianteve të reja”, tha Manastirliu.

Gjithashtu pritet që gjatë nëntorit të vaksinat e gripit.

“Dua t’iu informoj se transhi i parë i vaksinave të gripit ka mbërritur dhe që nesër, moshat mbi 65 vjeç, shtatzënat dhe të sëmurët kronikë do nisin vaksinimin”, tha ministrja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT