Berisha zbulon DATËN: Nisin protestat kundër regjimit të urryer të Edi Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se protestat e opozitës do të nisin prej datës 12 nëntor.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se në protesta do të jetë pjesëmarrëse Partia Demokratike, por dhe Partia e Lirisë e drejtuar nga ish-presidenti Ilir Meta.
“Jam sot për të informuar opinionin publik shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet në botë se opozita shqiptare, PD, PL dhe forca të tjera opozitare nisin më datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer, absolut, regjimit të narkoshtetit, regjimit të partisë shteti regjimit Edi Ramës. Po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e alarmit.”– deklaroi Berisha.