Zbardhen EMRAT/ Kush janë dy kandidaturat e propozuara nga PD për Avokat të Popullit

Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për media nga Kryesia e Kuvendit ditën e sotme, ka bërë publike dy emrat që ka përzgjedhur grupi i PD, si kandidatë për Avokat të Popullit.

Në fjalën e tij Alibeaj, ndër të tjera akuzoi mazhorancën se ka kapur të gjitha institucionet kushtetuese dhe gjyqësore, dhe  sipas tij ky fakt e bën me të rëndësishëm zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Me tej ai tha se Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj, janë kandidatët e propozuar nga Grupi i PD-së.

“Duke pasur parasysh faktin që tradita e hershme parlamentare ka treguar, që ka patur një zë të fortë të opozitës, sot e gjithë arkitektura shtetërore e Shqipërisë është e deformuar. Të gjithë institucionet kushtetuese dhe gjyqësore janë të kapura nga mazhoranca, kjo i jep peshë Avokatit të Popullit të vendosë një balancë.

Grupi i PD arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra: Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj. Do bëjmë publike gjendjen civile për gjithsecilin”, deklaroi Alibeaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT