Bejko: Meta drejt pensionit politik, protesta me Berishën për interes personal. Ligji për spiunët…

Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se protesta e Berishës dhe Metës më 12 nëntor është krejtësisht për interesa personalë.

Sipas tij, kreu i PD-së dhe ai i Partisë së Lirisë thërrasin protesta sa herë ka tension politik.

Ndërkaq, sa i takon Metës, Bejko gjykon se ish-presidenti po shkon drejt pensionit politik.

“Zoti Meta është në prag të daljes në pension politik sepse po miratohet një ligj ku mesa duket, dhe s’është ndonjë gjë e fshehtë, dyshohet si  një bashkëpunëtor i vjetër i Sigurimit të Shtetit dhe do të dalë me ligjin e ri që miratohet,” – u shpreh Bejko.

Në gjykimin e tij thelbi i protestës është interesi personal sepse ata duan të qëndrojnë me patjetër në politikë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT