Agron Tufa mbron Ilir Metën nga azili: I.M është njëri nga Librazhdi, kanë emra të njëjtë

Agron Tufa e ka konsideruar ligjin e miratuar në Kuvend për hapjen e dosjeve, propagandë e qeverisë.

Ai u shpreh se gjithçka nisi nga një e-mail anonim me qëllimin e vetëm për të goditur kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Tufa tha se prej kohësh ka denoncuar me emra dhe mbiemra mbi bazën e dokumenteve origjinale edhe njerëz të njohur në politikës, por nuk u morën parasysh nga Autoriteti i Dosjeve.

Sipas tij, e gjithë skema u bë për të goditur Metën për interesa politike, ndërkohë që I.M për të cilin përflitet Meta, sipas tij, është një person nga Librazhdi që vetëm emrin ka të përbashkët me ish-presidentin.

“Personi që vazhdon të mbahet ende në gojë, është një emër tjetër homonim dhe është nga Librazhdi.

Për këtë kam burime të tjera. Turpi i votimit të këtij ligji është se po bëhet një lojë. Ky ligj i mbyll hermetikisht dosjet ngre një çështje njerëzore për ndërgjegjen qytetare: pse kufizohen vetëm tek bashkëpunëtorët, po për oficerë e sigurimit të shtetit që sot drejtojnë institucione të shoqërisë”, tha Tufa, i cili u arratis nga Shqipëria me argumentin se donin ta vrisnin komunistët dhe ende sot e kësaj dite nuk dihet ku është.

Nëse është kjo që thotë Tufa, atëhere do ishte e thjeshtë për Ilir Meta/j, sepse mjaftonte të kërkonte hapjen e dosjes së tij dhe sqarohej situata.

Por fakti që ai s’e bën këtë gjë, flet vetë.

Edhe më shumë se Tufa nga azili./TEMA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT