A do të jeni kandidat për kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës? Ilir Meta përgjigjet për zgjedhjet lokale

Kreu i PL Ilir Meta u pyet sot në konferencën e përbashkët me ish kryeministrin Sali Berisha a i ka dhënë emrin e tij si kandidat për kryetar të këshillit Bashkiak të Tiranës.
“Sa i takon emrave, që i keni merak, nuk do të ketë persona hije, as të qeverisë dhe as të kryetarit të bashkisë”, tha Meta.
Pyetje: Thatë se i keni treguar Berishës emrin e kryetarit të këshillit Bashkiak a është emri juaj për kryetar të këshillit Bashkiak?
Meta: Se çfarë del nga korridoret e Fugës nuk është përgjegjësi e jona. Por koha e bunker bashkive ka përfunduar. Kanë falimentuar shumica e bashkive që kishin 100% të bashkive dhe këshillave bashkiake.
Tani ka ardhur koha, që nëna Liza e lënë rrugëve, e keqtrajtuar, ka ardhur koha që këta qytetarë jo vetëm të mos guxojë ti dhunojë të drejtat e tyre, por të kenë foltoren e tyre në këshillat bashkiake. Kjo është e vetmja rrugë që ta kuptojnë rëndësinë e votës së tyre.
Këshillat bashkiake nuk janë për noterizim, por janë për të mbrojtur interesin e qytetarëve.
Sa i takon emrave, që i keni merak, nuk do të ketë persona hije, as të qeverisë dhe as të kryetarit të bashkisë. Do të jenë garant të llogaridhënies dhe kemi shumë emra të sprovuar në mbrojtje të interesit publike.