ZBARDHET EMRI/ Ja kë ka propozuar Ilir Meta për “Parlamentin e Tiranës”

Pas takimit në selinë blu me kreun e PD, Sali Berisha, Ilir Meta kreu i Partisë së Lirisë në një deklaratë për mediat ka thënë se i ka propozuar Berishës një emër për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Meta e ka cilësuar emrin e kandidatit të propozuar si një super politikan por pa bërë të ditur emrin.

Ndërkohë nga na tjetër burime për mediat bëjnë me dije se Meta ka propozuar pikërisht emrin e tij për atë që ai e cilësoi kryetar të “Parlamentit të Tiranës”.

Siç tha edhe publikisht Meta, kandidatur e tij është mirëpritur nga kreu i PD, Sali Berisha.

Nga ana tjetër pritetet të shihet se si do të vijojnë zhvilimet e reja nga kampi i opozitës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT