“Ne nuk jemi vetëm falë ndihmës tuaj”/ Rama me Von der Leyen: Në 2024 gati hekurudha Tiranë- Rinas-Durrës!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditë ne sotme një konferencë të përbashkët me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Rama deklaroi se vizita ishte për të kontrolluar punimet në hekurudhën e re, e cila sipas kryeministrit është vonuar për shkak të një burokracie të bankës evropiane. Rama shtoi se kjo hekurudhë do të jetë gati në vitin 2024, me intenerarin Tiranë-Durrës-Rinas.
“Ne kemi ndjerë Komisionin Evropian nën udhëheqjen tuaj më afër se asnjëherë më parë dhe ndjeshmëria e njohur që në kohën e shërbimit si Ministre e Mbrojtjes ndaj kësaj zone të Ballkanit Perëndimor është bërë më e prekshme me drejtimin e Komisionit. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që falë jush kemi pasur një mbështetje shumë të madhe pas tërmetit katastrofik, ashtu si kundër jemi të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë kaq të vështirë për të gjithë jo vetëm për ne, falë qasjes së Komisionit dhe falë qasjes suaj ne nuk jemi vetëm. Kështu që dua ta falenderoj shumë presidenten për këtë ndalesë në Tiranë. Ishim për të parë punimet e hekurudhës së re, për shkak të një burokracie të bankës Evropiane, projekti ka nisur shumë më vonë se parashikimi por jemi në kushtet ku në pranverën e 2024 do të kemi aksin hekururdhor Tiranë -Durrës -Rinas.
Takimi i sotëm ka një vlerë të veçantë për shkak se presidentja na ka informuar për të gjithë situatën financiare në kushtet e një lufte që bombat dhe plagët janë në Ukrainë por pasojat ndjehen në të gjithë Evropën, përfshirë edhe Shqipërinë në çmime e në inflacion. Unë e informova presidenten për qasjen dhe vendosmërinë për të mbështetur familjet dhe bizneset e vogla sa I përket energjisë elektrike, që është një peshë e arsyeshme. Kemi folur pak edhe për një ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, e para në histori në 6 dhjetor kur në Tiranë do të jemi samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor kur të gjithë liderët do të vijnë në Tiranë. Tirana u bë skena e një finaleje në futboll e tani bëhet skena e një ngjarje politike Evropiane të dorës së parë. Janë dy ngjarje të cilat deri pak vite më parë nuk mund ti imagjinonte, e falenderova presidenten për këtë, sepse ka bërë avokatinë e Tiranës. Faleminderit.”- tha Rama.