Paketë 80 mln euro nga BE për krizën energjetike/ Rama: Nuk na mjafton por…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë të përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Rama i është përgjigjur lajmit të dhënë nga Von der Leyen, e cila njoftoi se BE ka gati një paketë mbështetëse prej 80 milionë eurosh për Shqipërinë, në lidhje me ndihmën financiare. Rama deklaroi se kjo shifër edhe pse është e konsiderueshme, përmbush vetëm 1/6 e nevojës së vendit tonë.
“80 mln euro nuk janë pak, janë një shifër e konsiderueshme. Nëse i referohemi këtij viti ne na është dashur në total deri në fund të vitit sipas parashikimit 460 mln euro, kjo është një shifër e kombinuar nga shteti dhe operatori i prodhimit të energjisë. Kjo është një shumë që ka ndihmuar edhe për inflacionin.”- tha Rama.