Përshkallëzon protesta e pedagogëve, kreu i sindikatës bën paralajmërimin e rëndë: Nuk duam ta përdorim, por…

Pedagogët duket se janë të vendosur për të arritur qëllimet e tyre.
Teksa vijon edhe sot protesta, ata kërkojnë nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre, ndër to rritja e pagave.
Në fjalën e tij, ditën e sotme nga sheshi i protestave kryetari i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi në fjalën e tij, para të pranishmëve ka paralajmëruar se nëse nuk do të plotësohen kërkesat, do të kalojnë në grevë urie.
“Duke qenë në këto kushte kur nuk ka pasur reagim deri tani, erdhëm në fazën e një bojkoti të deritanishëm, dhe tani i kemi dërguar kërkesë qeverisë, dhe të krijojë urën e komunikimit.
Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti”-tha Kovaçi.