“Skizofrene e lidhur me Agimin e Artë”/ Salianji fiton gjyqin ndaj Kokalarit, ja akuzat mes tyre

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka fituar gjyqin në Apelin e GJKKO ndaj Evi Kokalarit, për akuzat e fyerjes dhe shpifjes.

Më herët Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kishte shpallur fajtor Salianjin, duke e dënuar me 50 mijë lekë gjobë, por sot Apeli i ka rrëzuar këto akuza.

Gjithçka mes Salianjit dhe Kokalarit nisi gjatë një interviste televizive, ku deputeti demokrat e cilësoi aktivisten që mbështet Sali Berishën si një skizofrene. Sipas Salianjit, bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT