Mjeku Ilir Alimehmeti shpall zyrtarisht kandidaturën për Primaret

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti shpall kandidaturën për Primaret. Alimehmeti prezantoi sot zyrtarisht kandidaturën e tij për të marrë pjesë në Primaret e PD.

“Vij sot këtu para jush për t’iu dedikuar Tiranës dhe komunitetit. Tirana jonë është e sëmurë, i ka të gjitha mundësitë të shërohet”, tha ai.

Alimehmeti iu bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të marrin pjesë masivisht në protestën e 12 nëntorit dhe të votojnë në Primaret e PD.

“Thirrje të fortë për pjesëmarrje masive në protestën e 12 nëntorit për të filluar çrrënjosjen e së keqes që ka pllakosur çdo prag. Ju ftoj të merrni pjesë masivisht në protestë dhe të votoni në primare. Ju ftoj ta shërojmë bashkërisht Tiranën. Tirana është e jona”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT