Rama: Tmerr! E bënë copë Shqipërinë. Artikulli i Bild, i paguar

Kryeministri Rama në një takim me banorët e Njësisë Administrative nr.10 është pyetur edhe në lidhje me zgjidhjet e 30 qershorit, ku ka pohuar edhe një herë se zgjedhjet do të kryhen dhe data nuk do të ndryshojë.

Më pas Rama tha se ka persona që paguajnë për të shkruar artikuj që baltosin Shqipërinë.

“Pse ma bëni këtë pyetje. Zgjedhje do ketë. Nëse nuk bëjmë bëhet gjithmonë. Kërkon tjetri, tjetri tjetri. Dhe kërkohet të mos bëhen nga të tjerët. Gjëja më e keqe është balta që hedhin. Edhe jashtë Shqipërisë paguaj artikuj këtej andej. Është tjetër gjë me Bild është puna e vetë, i kanë marrë ato gjëra . Por është tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë “, ka thënë ndër të tjera Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT