Frrok Çupi: PD me Berishën nuk ka të ardhme, sjell vetëm dhunë, vrasje dhe vjedhje

Analisti Frrok Çupi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Partia Demokratike me Sali Berishën nuk ka të ardhme.

Frroku e cilësoi Berishën një djall që edhe familjen e tij e ktheu në kriminale. “Çfarë do i kërkosh një Partie Demokratike që vjen me Berishën?

Përveçse të keqes, përveçse dhunës, vrasjeve dhe vjedhjeve, ai përfaqëson hajdutërinë më të madhe që ka Shqipëria. Edhe familjen e vetë e bëri më kriminalen në vend.

Hiqni dorë nga Sali Berisha, që të jetë një parti në normalitetit. Ai është një lloj djalli i demokracisë i shtetit, paqes, stabilitetit, Amebikes, i BE, i popullit shqiptar”, u shpreh Çupi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT