Udhëtimet me charter të Ramës, Frrok Çupi përplaset me Balliun: Flisni budallallëqet e dynjasë, mos i besoni një mashtruesi ordiner (Berishës)

Një debat me tone të ashpra u zhvillua në studion e Euronews Albania kur analisti Frrok Çupi dhe shefi organizativ i PD-së Klevis Balliu diskutuan për udhëtimet me charter të kryeministrit Edi Rama.
Gjatë debatit, Klevis Balliu solli në vëmendje se janë vizat e hapura në kohën e Sali Berishës ato që mundësojnë lëvizjen e lirë e që sidoqoftë, Europa, sipas tij po kërcënon Shqipërinë se do i rikthejë përsëri vizat prej emigrimit masiv të shqiptarëve.
Për Frrok Çupin këto janë “shpifje dhe budallallëqet e dynjasë”. Në këndvështrimin e tij çfarë publikon Berisha për udhëtimet e Edi Ramës nuk duhet besuar pasi sipas tij kreu i PD-së është një “mashtrues ordiner” i cili sulmon aty ku i mbushet mendja.
“Duhet t’i hyjë Kontrolli i Lartë i Shtetit burimeve dhe shpenzimeve dhe aktiviteteve që kanë bërë ambasadat kur ka shkuar Edi Rama sepse ka pasur shishe vere nga 16 mijë euro shishja,” – u shpreh Balliu nga ana tjetër i cili përmendi shifrën 22 mijë euro si të papërballueshme për një nga popujt më të varfër të Europës.
Ndërkohë Çupi e konsideroi fat që kryeministri është pjesë e vazhdueshme e zhvillimeve politike të perëndimit. Për të debati i charter-ave është më mjerani i politikës.