Hakerat iranianë GODASIN SHISH, publikojnë listën me emra dhe adresat e emailit të rreth 600 punonjësve

Databaza e punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit është publike tashmë! Hakerat iranianë, të vetëquajtur ‘Homeland Justice’ i kanë dhënë goditjen e radhës shtetit shqiptar këtë mbrëmje teksa kanë publikuar 16 faqe në draftin prej 576.7 KB ngarkesë. Në faqe shkruhen emrat e punonjësve të SHISH, pozicioni që mbajnë ata pranë këtij institucioni, si dhe e-mailet zyrtare.

“Jeni krenarë që strehoni terroristë? Jini gjithashtu krenarë për të mirëpritur pasojat për popullin tuaj. Huh?”– shkruhet në mesazh.

Irani nuk i ka ndalur sulmet ndaj Shqipërisë. Së fundmi publikoi targat e makinave të shqiptarëve dhe të gjithë hyrje-daljet e kryeministrit Edi Rama. Këtij të fundit i zbuluan dhe skandalin e fluturimeve me ‘charter’. Bllokime të sistemeve kufitare ka pasur herë pas here, sulme të shoqëruara me mesazhe kërcënuese ndaj vendit tonë.

Hakerat iranianë GODASIN SHISH, publikojnë listën me emra dhe

Back to top button
LAJMET E FUNDIT