Dhunimi brutal i të moshuarës/ Rasti “bujë” në mediat e huaja: Moment shokues…

Rasti i rëndë i dhunimit të një të moshuare nga personeli i një azili në Pejë të Kosovës ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja.
Britanikja “Daily Mail” ka publikuar videon e dhunës brutale ndaj gruas së moshuar, teksa e cilëson atë shokuese.
“Momenti tronditës një grua e moshuar në shtëpinë e kujdesit në Kosovë goditet vazhdimisht nga infermierja”-thuhet në artikull, teksa vijon shpjegimi i rastit.
“Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, punëtorja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban gruan nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë. Në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një që e filmon. Ato janë duke qeshur me të madhe teksa kolegia e tyre sulmon gruan e moshuar.
E moshuara duket se është në gjendje të rëndë, pasi është sulmuar nga punonjësi. Pas ngjarjes, infermierja dhe një punonjëse e shtëpisë u arrestuan. Punonjësja e shtëpisë u arrestua pasi nuk e kishte raportuar sulmin në polici.”- thuhet në artikull.