Dalin “sheshit” emrat e 600 punonjësve të SHISH/ Hakerat iraninë publikojnë të tjera të dhëna (FOTO)

Hakerat iranianë kanë publikuar gjatë mbrëmjes së djeshme të tjera të dhëna sensitive.
Këtë herë në shënjestër kanë qenë punonjës të Shërbimit Informativ të Shtetit, ku rreth 600 punonjësve u janë publikuar emrat, email-et dhe numrat e telefonit.
Deri më tani, hakerat kanë publikuar të dhëna në lidhje me pagën, targat e makinave dhe së fundmi edhe të dhëna në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe udhëtimet e tij jashtë vendit me avionë charter.