Dhunimi i të moshuarës në Pejë/ Nesër qytetarët në protestë: Të parandalojmë torturat…

Rasti i dhunimit të të moshuarës Minire Nura në azilin ‘Orenda’ në Pejë ka shokuar mbarë opinonin publik.

Për këtë arsye, ditën e nesërme do të organizohet një protestë në Gjakovë. Protesta është organizuar nga shoqata “Krimet e Luftës” në Gjakovë dhe do të nisë në orën 12:00 tek lapidari ‘Shokët e Lirisë’.

“Krejt bashke te premten ne ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat ne shtepit e pleqeve, ti gjendemi ne krah nenës Minire, nenës se dëshmorit Taulant Nura, i vrare ne Betejen e Çabratit me 7 Maj 1999. Nenat e deshmoreve jane nenat tona”, thuhet në njoftim.

E moshuara, nëna e dëshmorit Taulant Nura, u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj ndërsa koleget e kësaj të fundit shikonin, filmonin dhe përqeshnin.  Për këtë rast janë vënë në pranga tre infermieret që shërbenin në shtëpinë e të moshuarve, e që morën pjesë në këtë ngjarje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT