“Na bashkon lufta kundër Ramës”/ LZHK në koalicion me PD-në? Shehi: Ja gabimi i Berishës

Një ndër dilemat para zgjedhjeve lokale të 14 majit është nëse do të kemi një opozitë që do të dalë e bashkuar kundrejt socialistëve.
Për të folur më shumë për këtë, në emisionin “Breaking” ishte i ftuar kreu i Partisë Lëvizje për Zhvillimin Kombëtar, Dashamir Shehi. Shehi deklaroi se opozita duhet të jetë e bashkuar për shkak se më herët Ramës i është falur dy herë pushteti lokal nga përçarjet. Ai shtoi nga ana tjetër se ngërçi mbetet te gjetja e një emri të përbashkët.
“Berisha u nxitua. Ai krijoi aleancë pa zgjidhur problemet e brendshme. Ne me opozitën na bashkon vetëm lufta kundër Ramës. Jemi para një shansi të artë, pasi Ramës ia kemi dhuruar dy herë pushtetin lokal. Duhet të gjitha ta dinë sa e kanë forcën. Ngërçi është te gjetja e një emri të përbashkët.”- tha Shehi.