“Paketë 1 miliardë euro”/ KE ndihmë financiare për Shqipërinë: Një krizë e pashembullt…

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka deklaruar ditën e sotme, se prej janarit të vitit të ardhshëm, Shqipëria do të përfitojë një mbështetje financiare prej 1 miliardë eurosh për të përballuar krizën energjetike.

Sipas Von der Leyen, kjo paketë do të jepet me dy pjesë, teksa e para do jetë mbështetje e menjëhershme, ndërsa pjesa e dytë do u kushtohet investimeve në infrastrukturë.

“Kriza e pashembullt kërkon veprime e hapa të pashembullt.

Deklaroj se KE do japë një paketë të konsiderueshme mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor 1 miliardë euro në grante me dy pjesë.

Pjesa e parë 500 milionë euro si mbështetje e menjëhershme financiare për 6 vendet e BP, për ti vënë ato në pozitë që në afat shumë të shkurtër të mbështesin familjet e bizneset në nevojë.

Kjo do miratohet në dhjetor e do vihet në janar në dispozicion.

Pjesa e dytë 500 milionë euro në grante do u kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, në gaz dhe ndërlidhës të energjisë elektrike për të pasur një rrjet të përbashkët ndërlidhje në rajon me BE.”- deklaroi Von der Leyen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT