DETAJE/ Prej 3 ditësh priste në kontejnerin me banane, si zbuluan qentë e antidrogës “të bardhën” në Durrës

Prej tre ditësh sasia e kokainës e kapur sot në Durrës, ishte në pritje.

Ka qenë Task-Forca ajo e cila pas informacioneve që kishte për lëndë narkotike, zhvilloi një operacion me qen antidrogë dhe zbuloi 30 kg kokainë.

Kontejneri vinte nga Ekuadori dhe kishte 3 ditë në Portin e Durrësit.

Policia kufitare duke marrë parasysh faktin që kontejneri kishte ardhur nga Ekuadori organizoi operacionin me qen antidrogë, teksa kanë qentë ata që kanë zbuluar ‘të bardhën” në kontejnerin me banane.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT