“Anglia e di”/ Denoncimi i fortë i Berishës: Në kufirin shqiptar s’ka më kontroll, TIMS është rrënuar

Ish kryeministri Sali Berishja ka ngritur akuza të forta ditën e sotme, teksa deklaroi se sistemi TIMS është shkatërruar dhe se aeroporti është kthyer në portë eksporti të krimit drejt fqinjëve.
Gjatë nje bashkebisedim virtual me qytetarët, Berisha e cilësoi të drejtë larimi ne ngritur nga Britania e madhe për emigrantët shqiptarë
“Zhurma në Britani të Madhe është e drejtë, autoritetet britanike e dinë që në kufirin shqitpar nuk ka më kontroll se drejt Londrës kanë vërshuar e vërshojnë nga Shqipëira kriminelë jo vetëm shqiptarë, por dhe nga vende të tjera për arsye se sistemi TIMS është rrënuar. Në këtë mënyrë aeroportet tona u bënë porta eksporti krimi.
Ndaj dhe alarmi i madh, s’jam dakord me asnjë etiketim, por të vërtetën duhe ta shohim në sy.
Akti më i rëndë që mund të bëjë Shqipëria ndaj fqinjëve është eksporti i krimit por është DASH që ka deklaruar në raportin e tij se Shqiperia është epiqender operacionale e organizatave kriminale të rajonit dhe të botës”, tha Berisha.