Serbët ‘braktisën’ institucionet/ Reagon Presidenca e Kosovës: Lëvizje si e Rusisë në 2014 kur…

Pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga të gjitha institucionet e Kosovës, ka reaguar zyra e presidencës.
Blerim Vela ka ngritur alarmin, teksa deklaron se Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Sipas tij, një akt i tillë i ngjan nxitjes që Rusia kishte bërë në Donbas në vitin 2014. Ai shtoi se “Lista Serbe” përdoret si mjet nga regjimi i Aleksandër Vuçiç për të destabilizuar Kosovën.
🚨#Serbia is coercing and inciting #Kosovo Serb to abandon their jobs in Kosovo institutions.
This act resembles Russia’s incitement in Donbas in 2014.
It also shows that Lista Srpska is devoured of any agency and is treated as a tool to destabilize 🇽🇰 by Vučić’s regime.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 5, 2022