Biznesmeni lushnjar – emigrantëve: Hajde punoni, se rrogat i kemi më shumë sesa deklarojmë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe deputeti Taulant Balla, ka takuar mëngjesin e së shtunës fermerët e Lushnjes.
Gjatë bashkëbisedimit, një nga sipërmarrësit e zonës u bëri thirrje emigrantëve që kanë shkuar jashët dhe punojnë në bujqësi që të kthehen pasi pagat nuk janë aq sa thuhet.
“Sot tregu ka një etje, që këto miliona euro që ne po diskutojmë, i realizon shumë shpejt industria përpunuese. Ka shumë për të thënë, po unë u bëj thirrje të gjithëve të kthehen, se rrogat ne i kemi çuar më shumë se ç’deklarojmë”, u shpreh ai.
Kësaj deklarate Rama nuk mund të mos i përgjigje. Sipas tij, kjo është në dëm të shtetit por ata e kanë toleruar fshatin.
“Edhe e thotë ky këtë, dhe e dini pse e thotë, sepse ndërkohë ne kemi sektorin më të pataksuar bujqësor të botës. Të gjithë marrin më shumë se ç’deklarohet. Ky është problem për ne si shtet, por të fshati nuk e kemi gërmuar këtë pjesë”, tha kryeministri.