Do të jetë një xhiro në Bulevard apo do rrëzosh Ramën? Berisha: Protesta e 12 nëntorit do të jetë e fuqishme

Sali Berisha tha sot se protesta e 12 nëntorit nuk do të jetë një xhiro në Bulevard.

I pyetur nëse tubimi i javës së ardhshëm do të çojë në rrëzimin e kryeministrit Rama, apo vetëm një kafe përballë kryeministrisë, kreu i PD-së, tha se mitingu do të jetë një përballje me regjimin.

“Nuk është një xhiro, është një demonstrim i fuqishëm i forcës së qytetarëve. është një inaugurim i përballjes me këtë regjim, një refuzim i plotë i monizmit të Edi Ramës.

Ndodhemi në një proces ku çdo njeri prej nesh duhet të marrë përgjegjësi të bëjë çdo gjë për një ftesë të rëndësishme të kësaj shoqërie dhe këtij vendi. PD është pikërisht e përqendruar në këtë kthesë në realizimin e kësaj kthese të madhe.

Ndaj zgjodha të flasë me ju për axhendën tonë, që konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, e të rinjve, të moshuarve, është një kusht me rëndësi për triumf.”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT