Saimir Korreshi tregon ndryshimin mes PD-së dhe PS-së: Ne jemi rebelë, nuk vihemi kollaj në rresht! Ata të PS-së hanë dajak

“Ne jemi rebelë, ata hanë dajak”. Kështu është përgjigjur deputeti Saimir Korreshi, në studion e emisionit “Stay Tuned” në “MCN TV” teksa është pyetur se cili është dallimi mes PD-së dhe PS-së.
Sipas tij dallimet më të thella mes deputetëve demokratë dhe socialistë kanë lidhje me organizimin e brendshëm të dy partive.
“Ne jemi shumë më të pabindur, nuk vihemi kollaj në rresht. Për nga natyra jemi rebelë, kurse në PS ditën e votimit në rresht për një në orën 7:00, të kollarisur.
Janë një ushtri elektorale. PD nuk e bën këtë, ne kemi njerëz të besuar që rrinë në qendrën e votimit, por patronazhistë nuk kemi.
Nga ana karakteriale ndryshojmë shumë, ata vihen në rresht dhe hanë dajak”, është shprehur ai.