Deputeti i VV: Shqetësuese si Beogradi ka vazhduar të dërgojë armë në Veri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se e gjithë kjo që po ndodh në Veri është një blof i Beogradit duke i detyruar serbët të largohen nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, ajo që e bën shqetësuese situatën është që Beogradi ka vazhduar të dërgojë armë dhe municion në veri të Kosovës për të krijuar situatë paniku dhe tensione.

“Këto sjellje të Beogradit i kemi parë edhe në të ‘90 duke instrumentalizuar serbët e Kroacisë.

Këto metoda manipulimi dhe orkestrimi nuk bëjnë punë dhe duhet kuptuar që koha është për paqe, normalitet dhe progres.

Këtë e duan të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim”, ka shkruar ai në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT