PD mbyll primaret në orën 20:00, Kujtim Gjuzi me aplikimin në dorë te dera e selisë

Kujtojmë se pak ditë më parë ish deputeti Kujtim Gjuzi shprehu dëshirën e tij personale, por edhe përmes një letre drejtuar kryetarit të PD, Sali Berishës, për t’u bërë pjesë e primareve.
Megjithatë, duket se kërkesa e Gjuzit nuk është marrë parasysh nga Berisha, ndaj ish deputeti ditën e sotme pak para mbylljes së primareve në degën Tiranë ka vendosur që të paraqitet vetë pranë ambienteve të selisë blu.
Në foton e publikaur nga vetë ai, Gjuzi shihet me aplikimin në dorë jashtë ambienteve të selisë, teksa i uron fat të gjithë kadidatëve dhe thekson se do të njohë çdo fitues të primareve.
“Partia Konservatore Kombetare Albania.
Falenderon!
Kryetarin e Partise Demokratike ( Rithemelimi ) Prof. Dr. Sali Berisha.
U dorzua dokumetacioni per primare Partia Demokratike & Opozita e Bashkuar.
Per Bashkia Tirane.
Uroj te gjithe kandidatet te foto me me i miri.
Garantoj njohjen e çdo fituesi te primareve.
Kujtim Gjuzi dv”, shkruan ai.