Tensionet në veri të Kosovës, Begaj bisedë telefonike me Osmanin: Të vazhdojë dialogu mes palëve, fokusi te ruajtja e paqes

Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës për të diskutuar çështjen e tensioneve në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se u informua mbi situatën e tensionuar.

Begaj bën me dije se fokus i bisedës ishte dorëheqja e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.

I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.

Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT