Qëndrimet e Berishës për emigrantët në ‘Daily Mail’, Balla: Non-grata e nxin dhe fyen Shqipërinë njëlloj si Lavrovi i Putinit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës për çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të pasqyruara edhe në median britaniken ‘Daily Mail’.
Balla shkruan në ‘Facebook’ se Berisha ka qenë dhe mbetet e keqja më e madhe e Shqipërisë. Sipas Ballës, Berisha e nxin dhe fyen Shqipërinë njëlloj si Lavrovi i Putinit apo Khomeini i Iranit
“Kur ne themi Sali Berisha ka qenë dhe mbetet e keqja më e madhe e Shqipërisë, shumica bien dakord me ne, por është një pakicë që del ta mbrojë.
Sot pyetja që kam për këtë pakicën: Si ka mundësi që i shkoni pas një non-grate si Sali Berisha që Shqipërinë e nxin dhe fyen njëlloj si Lavrovi i Putinit, apo Khomeini i Iranit.
Edhe Lavrovi dhe Khomeini e kanë shigjetuar “Shqipërinë si një vend të rrezikshëm”, për arsyet e tyre që të gjithë i dimë.
Sot Sali Berisha, njëlloj nongrata si ata dy më sipër, e ka sulmuar Shqipërinë me fjalët e tyre.
Vetëm shërbëtorët e së keqes, që figurojnë në bordorotë e Kremlinit, pjellë e mbrapshtë anti-shqiptare mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë. Turp”, shkruan Balla.