FOTO/ Berisha “thyen” Tik Tok-un, futet LIVE dhe ndjekësit e “mbysin” me dhurata

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është kthyer në një nga personat më të ndjekur në rrjetin social “Tik-Tok”. Ndonëse është një rrjet i përhapur më shumë te të rrinjtë, ish-kryeministri ka arritur që të thyejë audiencën.

Së fundmi, kreu i PD ka vendosur që të jetë më pranë tyre dhe ka hyrë “Live” në këtë rrjet social.

Platforma e TikTok, funksionon në atë mënyrë që kur hyn live, njerëzit mund të të bëjnë “dhurata”, të cilat shfaqen në ekran dhe sigurisht dhuratat për Berishën kanë qenë të shumta.

Nuk dihet nëse Sali Berisha e dinte këtë, por fotot e tij me kapele, lule e trëndafila, po bëhen virale.

  

Back to top button
LAJMET E FUNDIT