Ish-ushtari i UÇK-së: Vuçiç organizon serbët e Kosovës edhe me ndihmën e shqiptarëve

Ish-ushtari i UÇK-së, Meçan Zotaj thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjithmonë ka organizuar serbët në Kosovë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zotaj u shpreh se për organizimin e serbëve, Vuçiç ka pasur edhe mbështetjen e opozitarëve në Kosovë, por shtoi se ka pasur tentativa të ndryshme edhe nga Tirana zyrtare.

Sipas tij, Vuçiç po mundohet të rregullojë pozitën e tij politike në Serbi, duke sakrifikuar serbët e Kosovës.

“Nuk është situatë normale, por ne nuk presim asgjë korrekte dhe normale nga Serbia, aq më pak nga ish-ministri i Millosheviçit, Vuçiç, i cili mundohet të rregullojë pozitën e tij politike në Serbi, duke sakrifikuar serbët e Kosovës dhe duke u munduar sistematikisht të vendosë në vështirësi Kosovën.

Në Kosovë janë prezent ndërkombëtarët prej 23 vitesh dhe e njohin Serbinë më mirë se sa ne. Është Vuçiçi që organizon gjithmonë serbët e Kosovës, me mbështetjen e shqiptarëve, opozitarë të Kosovës, me tentativa të ndryshme nga Tirana”, theksoi ai.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT