Primaret në PD/ Zbulohen EMRAT e 7 kandidatëve zyrtarë për Tiranën, mes tyre dhe një aktor

Kryetarja e Komisionit të Organizimit në Partinë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë ditën e sotme me dije 7 emrat e zyrtarizuar të kandidatëve për Primart e Tiranës.
Nëpëmjet një njoftimi për shtyp Vokshi ka treguar se kandidatët zyrtar nga ana e Partisë Demokratike janë: Adriana Kalaja, Belind Kellici, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Jul Deda.
Ndër të tjera në fjalën e saj Vokshi ka theksuar se pritet të zhvillohet një tjetër mbjedhje në PD po ditën e sotme për të diskutuar kërkesa të tjera, ndërkohë që për kandidatët e degëve infoemacioni zyrtar nga partia opozitare do të vijë në ditët në vijim.
Vokshi:
Emrat e personave që janë vetëkandiduar:
-Adriana Kalaja
-Belind Kellici
-Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoci
-Gerti Bogdani
-Ilir Alimehmeti
-Jul Deda
KOKE do të mblidhet sot për të shqyrtuar disa kërkesa të tjera. Për degët e tjera do ju njoftojmë në vijim.