Oligarku rus e pranon hapur: Kemi ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA dhe do të vazhdojmë ta bëjmë

Grupi ushtarak Wenger, i quajtur shpesh edhe si ushtria private e Putinit, ka pranuar ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane, duke thënë se do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.
Deklarata është bërë përmes Yevgeny Prigozhin, një oligark i fuqishëm i njohur si “kuzhinieri i Putinit” dhe kreu i kompanisë private ushtarake të liderit rus. Kjo është hera e parë që një person i implikuar zyrtarisht, ka pranuar se ka ndërhyrë në politikën amerikane.
Kjo deklaratë e tij vjen një ditë para zgjedhjeve afatmesme( zgjdhje në mes të mandatit) në SHBA.
“Ne kemi ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, po ndërhyjmë dhe do të vazhdojmë të ndërhyjmë. Me kujdes, saktësi kirurgjikale dhe në mënyrën tonë, siç dimë të bëjmë vetëm ne. Gjatë operacioneve tona të sakta, ne do të heqim veshkat dhe mëlçinë në të njejtën kohë”, tha ai në rrjetet sociale.
Theksojmë se rusët njihen për mbështetjen e tyre ndaj kandidatëve republikanë duke sulmuar demokratët. Ata mendojnë se një shumicë republikane në Senat, do të ndihmojë përpjekjet re tyre në luftën në Ukrainë.