Agjentët e BHK-së “zbërthejnë” Portin e Durrësit, zbrazin të gjitha kontejnerët me banane, dyshohet për ngarkesa të tjera me KOKAINË

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit edhe ditën e sotme kanë vijuar kontrollet në Portin e Durrësit, pas dyshimeve për të tjera sasi kokaine që mund të kenë mbërritur nga vendet e Amerikës Latine.
Burime për mediat bëjnë me dije ditën e sotme janë zbazur nga kontejnerët të gjitha arkat me banane, pasi policia ka dyshime se nuk është kapur e gjithë sasia.
Aksioni i BKH-së ka ardhur pas kapjes së 33.5 kilogram kokainë brenda arkave me banane të kompanisë Zico, që zotëron “Bana King”.
Mësohet se disa persona kanë qenë nën përgjim gjatë kësaj periudhe.
Administratori i kompanisë së importit të bananeve dhe dy punonjës të kompanisë së skanerit janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar për të manipuluar imazhet e skanerit, në mënyrë që të mos dallohej kokaina e fshehur mes bananeve dhe brenda konteinerit.
Në arrati është pronari i Bana King, Trifon Murataj, ndaj të cilit është lëshuar urdhër arresti.