Pas Elbasanit, SPAK kontrolle në një Call Center në Vlorë! Mbi 15 të shoqëruar, kryesisht vajza

Policia e Vlorës me urdhër të SPAK ka kryer kontrolle në një call-center në lagjen “Pavarësia”, pasi biznesi dyshohet për mashtrim.

Mësohet se deri më tani janë mbi 15 persona të shoqëruar në polici, kryesisht vajza.

Ende nuk dihet detajet e mashtrimit të pretenduar por pritet që të shoqëruarit të merren në pyetje, raporton TCH.

Policia Spanjolle vazhdon ende të jetë në call-center ku po kryejnë ekspertizën e kompjuterave që janë gjetur.

Policia e Spanjës ditën e sotme ka marr leje në SPAK për realizimin e këtij operacionin, ndërsa një i tillë u zhvillua paraditen e sotme edhe në Elbasan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT