“E ndjeu se…”/ Analisti tregon arsyen “e vërtetë” pse Grida Duma la mandatin: Ajo e kërkon frutin e pemës sapo…

Analisti politik Frrok Çupi komentoi ditën e sotme në një intervistë për mediat lënien e mandateve nga 2 deputetët, Grida Duma dhe Alfred Rushaj.
Çupi u shpreh se Duma u largua nga politika, pasi e ndjeu se PD nuk vjen dot në pushtet.
“Grida është një njeri me kërkesa, e kërkon frutin e pemës sapo ta mbjellë. Ndjeu që PD nuk vjen më në pushtet, ndjeu që PD nuk jep dot më shumë”, u shpreh Çupi.
Ndërsa largimin e Rushajt e komentoi: “Motivet janë të ndryshme. Alfred Rushaj nuk kishe shumë lidhje me atë grupin politik. Nuk u përshtat me asnjë grup. Nuk e gjeti veten si politikan të rrëmujshëm. Duhet të jetë mjaft personal largimi i zotit Rushaj”.