Çfarë po ndodh? Pas Elbasanit policia spanjolle dhe RENEA ‘zbarkon’ në Tiranë, kontrolle te “Komuna e Parisit” dhe…

Pas Elbasanit dhe Vlorës, operacioni i policisë së shtetit ka zbarkuar në Tiranë ditë ne sotme.

Mësohet se në bashkëpunim me policinë spanjolle, forcat RENEA kanë kryer kontrolle në disa godina në zonë ne Komunës së Parisit, e po ashtu edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Deri më tani nuk ka persona të shoqëruar, teksa disa janë shpallur në kërkim.

Delegacioni i policisë dhe hetuesve spanjollë kanë zhvilluar takime me prokurorët e SPAK në kuadër të operacionit të tyre në vendin tonë. Më herët sot, policia spanjolle dhe RENEA-t shqiptarë kryhen kontrolle të befasishme në një qendër tregtare në Elbasan dhe në një call-center në Vlorë, nga ku u shoqëruan disa persona, kryesisht vajza.

Nuk dihet arsyeja e këtij operacioni, apo edhe kush janë personat që po kërkohen të arrestohen.

Spanja shpesh herë ka qenë një treg për trafikantët shqiptarë të drogës, por po ashtu një ndër vendet, qytetarët e të cilit janë viktima të call center-ave Forex, që veprojnë nga vendi ynë, duke i bindur të investojnë në bursa fiktive.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT