“Brava s’ka ç’bën pa çelësin”/ Rama: Ja për çfarë e do Vladimir Putin Berishën

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ditën e sotme paraardhësin e tij, Sali Berishën, teksa tha se ish-kryeministri ishte në dijeni të financimeve ruse në Partinë Demokratike.

Nga Kamza, Rama tha se presidenti rus Vladimir Putin e do Berishën në mënyrë që ta përdorë për të destabilizuar Shqipërinë.

“Vetë non grata tha se më erdhi Donald Lu në zyrë dhe më vendosi dosjen e parave ruse dhe unë ja refuzova. Tani thotë e ka bërë “Brava”, por “Brava” i shkret pa çelësin s’ka ç’bën fare, brava pa çelësin është një vrimë që nuk i duhet dreqit. Ky ka qenë dhe ky është çelësi.

Për çfarë e do Putini këtë? E do si çelës t’i mbylli derën dhe ti vërë flakën Shqipërinë. Për t’i vënë flakën Shqipërisë e ka dhënë me prova që di ta bëjë.”- tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT