Berisha akuzon dy ambasadorë për korrupsion erotik: Për Yuri Kim i kam shkruajtur Biden dhe DASH

Sali Berisha ka sqaruar deklaratën e disa ditëve më parë për “korrupsion erøtik” të ambasadorëve.
Berisha tha se u është referuar dy ambasadorëve të cilët, sipas tij dihet kush janë. Berisha nuk përmendi emra.
Por, tha se janë pikërisht ata që janë kanë sulmuar opozitën dhe kanë dalë në krah të Edi Ramës.
“Ata që u vërsulën kundër opozitës për të mbrojtur Edi Ramën. Dy ambasadorët. Dihet ajo. Dy janë ata. Unë i kam thënë emrat e tyre.
Dihet ajo. Kjo është e vërtet 100% se nëse ti sulmon opozitën ti ndihmon korrupsionin qeveritar dhe qeverinë” – tha Berisha në një intervistë në Vizion+.
Gjatë intervistës, Berisha ka sulmuar ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ai tha se vetëm ambasadorja Kim po bën sjellje të papranueshme.
“Vetëm ajo i lejon vetes të sillet në mënyrën më të papranueshme. Unë i kam bërë thirrje edhe presidentit edhe Departamentit të Shtetit Amerikan të mos lejojnë një gjë të tillë.
Kush ka të drejtë të kalojë nga një mbledhje në mbledhje tjetër në Gjykata e Prokurori?” – tha Berisha.
Ironia është se Berisha i shkruan presidentit amerikan dhe DASH (të paktën kështu deklaron) për Yuri Kim, ndërkohë që ata e kanë shpallur “non grata”.