Manjani: Saimir Tahiri po bën burg të padrejtë. Lulzim Basha është njeri i trashë, ia mori partinë një plak

Në emisionin “Drejt”. ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se Reforma e drejtësisë në vitin 2016 është një dështim.

Ai tha se  Saimir Tahiri po bën burg të padrejtë dhe se në pikën ku ka arritur tashmë kjo reformë duhet ndryshuar.

“Reforma e drejtësisë në vitin 2016 është një dështim. Nëse nuk e pranojmë këtë nuk kemi mundësi ta rregullojmë. Këto janë pasojat që e kanë vendosur drejtësinë nën hyqmin politik. Konfiskime dhe arrestime, burg i ka bërë Enver Hoxha dhe komunizmi.

Nuk më bind dënimi i Samir Tahirit. Ne kemi pasur ndasi shumë të forta me të për drejtimin e punës. Po bën burg në mënyrë të padrejtë, nuk ka bërë shpërdorim detyre ai.

Është një statistikë që nuk i beson më populli shqiptar. Kemi hedhur nga një gurë dhe kemi ardhur në një pikë që kjo është një dështim”, tha Manjani.

Ai tha se Basha mendoj se në të gjitha këtë histori, përpos zhgënjyes, është edhe i trashë, sepse po mban peng partinë me një mjet të pushtetit, gjykatën.

“Reforma në drejtësi është një dështim spektakolar dhe i kemi dhe një grusht shumë të fortë shtetit. Arsyeja pse shteti nuk funksionin dhe njerëzit nuk reagojnë është pikërisht reforma në drejtësi.

Unë nuk jam kundër marrëveshjes Meta-Berisha brenda kampit opozitar. Basha mendoj se në të gjitha këtë histori, përpos zhgënjyes, është edhe i trashë.

Një njeri që do të marrë partinë që ia mori plaku, të vetmen mënyrë që kishte, ishte të rrinte urtë, por po i del përballë partisë së vet me një mjet pushteti.

Kjo është të jesh i trashë dhe nëse ka një dështim elektoral PD, fajin do ta ketë Basha me pengmarrjen që po i bën partisë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT