“Për këtë e do Putin”/ Rama për Berishën: Ka dhënë prova se di t’i vërë flakën Shqipërisë!

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Sali Berishën nga Kamza duke thënë se ka dhënë prova se di t’i vërë flakën Shqipërisë.

Për këtë i referohet deklaratave se në protestën e 12 nëntorit do të marrin me dhunë kryeministrinë.

“Vetë non grata tha se më erdhi Donald Lu në zyrë dhe më vendosi dosjen e parave ruse dhe unë ja refuzova. Tani thotë e ka bërë “Brava”, por “Brava” i shkretë pa çelësin s’ka ç’bën fare, brava pa çelësin është një vrimë që nuk i duhet dreqit. Ky ka qenë dhe ky është çelësi.

Për çfarë e do Putini këtë? E do si çelës t’i mbylli derën dhe ti vëjë flakën Shqipërinë. Për t’i vënë flakën Shqipërisë e ka dhënë me prova që di ta bëjë.

Ne deri tani kemi arritur ta neutralizojmë armën e parë që është fatura e energjisë, që vjen poshtë derës me të njëjtin çmim përpara luftës dhe përpara krizës. Sepse pjesën tjetër të çmimit nuk e paguani ju por e paguan qeveria përmes buxhetit, në mënyrë që asnjë familje të mos e ndiejë goditjen e çmimit të energjisë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT