Vuçiç “i lutet” Merkel: Na ndihmo që Kosova të heqë taksën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Presidenti serb foli me Merkel lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në rajon, kryesisht për bllokimin në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Media serbe “Tanjug” raporton se Vuçiç i kërkoi ndihmë Merkel që Prishtina të heqë taksën ndaj mallrave të tyre.

Ndërsa sipas “Tanjug” përsëriti se për të kapërcyer bllokimin e dialogut është e nevojshme që Prishtina të heqë taksat mbi mallrat serbe.

Edhe një herë, Vuçiç i kërkoi kancelares për ta ndihmuar për të vazhduar lëvizjen e lirë të mallrave dhe të tregtisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT