PAMJE/ Tërmeti bën “kërdinë” në Itali, njerëzit dalin të tmerruar në rrugë, shembje në stacionin e Ankonës

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter goditi Italinë qendrore mëngjesi ne sotëm.

Lëkundjet sizmike u ndjenë në disa qytete, ndërkohë mediat vendase bëjnë me dije se fatmirësisht deri më tani nuk ka persona të lënduar, por ka dëme të mëdha materiale.

Nga pamjet e publikuara në rrjet shihen dëmë të mëdha materiale në rrugë, stacione dhe banesa.

Ndërkohë, transporti hekurudhor u pezullua si masë paraprake në Ankona, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve derisa të kryen kontrollet.

Kryetari i bashkisë së Senigallia në provincën e Ankonës, Massimo Olivetti, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të të gjitha instuticioneve për të verifikuar qëndrueshmërinë e ndërtesave.  I njëjti vendim u mor në Fano, Pesaro dhe Ankona ku shkollat ​​e të gjitha niveleve u mbyllën deri në një vendim të dytë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT