Kuvendi nis me replika, Balla-opozitës: Portin e ri të Durrësit nuk e do Kremlini! E ka Saliun në bordero…

Marrëveshja për portin e ri të Durrësit dhe kërkesa e maxharancës për të hyrë në rend të ditës, ka nxitur debate mes PS dhe opozitës në sallën e Kuvendit.
Sipas Enkelejd Alibeajt, me hyrjen e kësaj marrëveshje në rend dite, shkelet rregullorja. Kjo gjë është
DEBATI
Balla: Hyrja e kësaj marrëveshje në rend dite është bazuar në rregullore dhe e respektuar rregullorja në çdo germë të saj. Nëse ka një argument që kjo nuk është në rregullore, do përgjigjem.
Alibeaj: Rregullorja është e qartë. Ajo ç apo ndodh sot është një ndrysim i kalendarit të punës. Ka një kërkesë nga disk ush se përse po bën një kërkesë për të ndryshuar rendin e punës së këtij parlamenti. Është e udhës që të jepen sqarime se pse po futet një projektligj jashtë rendit të ditës. Të respektojmë rregulloren.