Berisha: Emergjente një politikë demografike, do të subvencionojmë fëmijën e tretë nga lindja deri 22 vjeç

Ish-kryeministri Sali Berisha atakoi qeverinë Rama si fajtoren e vetme për shpopullimin e vendit. Gjatë një fjalimi të mbajtur me banorë të Degës 4 në Tiranë, Berisha tha se PD ka një politikë demografike për të ripopulluar sërish vendin.

Ai nënvizoi se do të kryhet subvencionimi i fëmijës së tretë nga lindja deri 22-vjeç, si dhe do të hartohen politika efikase që do t’iu ofrojnë lehtësira të gjithë emigrantëve për t’u rikthyer në Shqipëri.

Berisha: Ju keni shtruar probleme shumë të rëndësishme. Po i marr me radhë, emigracioni dhe diaspora përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm, por nuk mund të jetë i tillë nëse ne nuk konsiderojmë një tërësi kombëtare, së pari kjo do tu thotë të njohësh të drejtën e votës dhe një kuadër që ato kursime që kanë krijuar t’i investojnë në vendin e tyre. Kjo nuk është e thjeshtë por është e mundshme. Nga viti 2008 në vitin 2011 u kthyen 180 mijë familje nga emigracioni. Në vitin 2005 në administratë kishte 1% shqiptarë të shkolluar jashtë në fund të mandatit kishte 23%. Kjo është një çështje themelore për kombin shqiptar, bëhet emergjente në këtë shpopullim të tmerrshëm që ka ndodhur nga viti 2013.

Nga viti 2017 deri në vitin 2013 numri i popullatës ën Shqipëri vetëm është shtuar. Ndërsa nga viti 2014 dhe këto 8 vite 26 % e popullatës kanë emigruar vetëm në kufijtë e Bashkimit Evropian. Përveç rikthimit Shqipëria e ka të nevojshme një poltikë demografike.

Duhet të subvencionojmë fëmijën e tretë nga mosha që lind deri sa të bëhet 22-vjeç. E kanë bërë shtete të tjera dhe ka qenë efikase. Emigrantëve duhet t’u ofrohen të gjitha mundësitë. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme biznesi dhe do punohet me seriozitet në këtë drejtim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT