Militanti bën me ‘krahë’ Berishën: Nder i kombit, hero i gjallë. Kam 30 vite që e ndjek pas. Fati më i madh të takoj doktorin

Ish-kryeministri Sali Berisha është surprizuar nga simpatizantët në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në kryeqytet.

Njëri prej tyre kishte përgatitur një portret të Berishës ku shkruhej: “Nder i kombit, hero i gjallë”.

Ai u afrua duke shtrënguar duart me ish-kryeministrin teksa tha se ky është fati më i madh i jetës së tij.

“Unë e porosita ta bëj 2 me 2 sa një derë e blinduar. Por ai ma bëri të vogël, tha ka rëndësi që është simbolike.

Kam kënqësinë t’i jap dorën doktorit. Është fati më i madh i jetës time të takoj doktorin pas 30 vitesh që e ndjek pas”, tha demokrati./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT